Braçe: Pse Vasili i shkruan Ramës për punët e Panaritit?
Deputeti socialist, Erjon Braçe, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka shpjeguar qëndrimin kundër të socialistëve ndaj nismës së LSI për koncesionet.
Duke folur për Ora News, Braçe tha se propozimi i tyre nuk rrit transparencën. Ai tha se duhet ndërtuar një proçes Qeveri-Parlament që në fazën e pare të koncesioneve dhe të mos sillen në Kuvend vetëm për të ngritur kartonat.
Deputeti socialist nga ana tjetër është shfaqur kritik edhe ndaj letrave të kreut të grupit parlamentar të LSI për çështjet e bujqësisë.
Braçe: Po nëse është problem zgjidhet brenda qeverisë, çështë kjo histori që Vasili i shkruan Kryeministrit për një punë që duhet ta bëjë Ministri i Bujqësisë, çfarë logjike është kjo?
Sipas Braçes problem i vërtetë i bujqësisë nuk lidhet me eksportet në Maqedoni por me vetë Ministrin që nuk i qëndron në krye të punës.
Braçe: Situata që ne kemi sot në ekonomitë bujqësore të Myzeqesë nuk lidhen me Maqedoninë, lidhet me probleme të tjera, ato janë probleme reale shumë të thella që duan ballafaqim dhe përmirësim.Duan në krye të punëve Ministrin e Bujqësisë dhe Drejtoritë e Bujqësisë.Ajo që na ka ndodhur me infektimin e ekonomive bujqësore, serave, ka të bëjë me moskëshillimin e bujqëve.Nuk e kanë bërë punën, më kritik se unë ka qenë zoti. Meta në 3-4 takime atje, ka thënë shumë më tepër se unë edhe përkundër Ministrit të Bujqësisë, edhe përkundër Drejtorit të Bujqësisë së Lushnjes.
Konçesionet dhe nisma e LSI
Braçe: Ka shqetësim të përgjithëm për koncesionet por unë nuk u pranoj dot atyre që po avokojnë këtë histori në parlament dhe jashtë saj që nuk e thonë se problemi më i madh në këtë vend është me kontratat koncesionare që ka kontraktuar qeveria e Sali Berishës. Të gjitha koncesionet për të cilat flitet dhe ka dhe zbulime të fundit siç janë zbulimet nga “Panama Papers” lidhen me konçesionet e Sali Berishës. Këtë nuk ua pranoj që të mos flasin dhe mos ta thonë këtë gjë.
Nuk kam ndryshuar qëndrim por jam i habitur si zoti. Vasili nuk e thotë njëherë të vetme që problemi më i madh i mundshëm sot është me kontratat e Berishës. Kemi pasur ballafaqim të gjerë. Ja kam thënë në sy propozimi juaj nuk e zgjidh problematikën. Një mori me koncesione kanë kaluar në Kuvend dhe janë sot më problematiket.Kjo sepse Kuvendi ka marrë vetëm rolin e noterit, ose përmbaruesit në fund fare sepse Qeveria ka sjellë kontratën, Parlaementi i ka thënë o mere- o lerë, për shkak se ka qenë i asaj mazhorancës vetëm i ka vulosur.
Për të rritur transparencën nuk duhet të bëjmë vetëm kaq sa thotë LSI, ja kam thënë në sy, duhet të ndërtohet një proces në parlament i përbashkët me qeverinë. Që në momentin që qeveria merr një propozim të papërkkuar nga një operator i inmteresuar apo të tjerë me radhë që ka bërë sundimin e kësaj gjëje, apo qeveria vendos të lëshojë me koncesion një shërbim apo investim publik duhet të vijë në Komisinin e Ekonomisë për shkak të risqeve që kostot e koncesioneve në disa raste bartin për buxhetin e shtetit dhe Komisionin përgjegjës të fushës ku jepet ky koncesion.
Marrëdhënia me parlamentin që qeveria thjesht sjell për miratim një kontratë nuk mund të ketë. Ka ndodhur deri tani dhe nuk ka sjellë asgjë. E ka bërë Berisha me Boden, janë aq problematike sa u morëm dy vjet me to dhe si prishëm dot. Kam propozuar të ndërtohet një proces mes qeverisë dhe parlamentit që në fazën e parë.Pasi bëhet seanca në Parlament të ndiqen procedurat. Për votim po të duan ta sjellin në Kuvend, po të duan mos ta sjellin fare.
Kufizimi deri në 35 vite për koncesion
Lidhur me kufizimin me 35 vjet, Braçe tha se kufiri nuk mund të vendoset apriori, pasi duhet një analizë ekonomike.
Braçe: Është pak si i madh, vendosja apriori në ekonomi i afatit të koncesionit do penalizojë shkuarjen përpara në veprimtari të tilla. Është i lidhur me kostot dhe rikthimin e kostove për kompaninë që merr përsëipër të investojë përmes koncesionit. Vitet janë në funksion të shlyershmërisë së kostove që ka investuar. Ka një analizë ekonomike në bazë të cilës vendosen vitet, nuk mund të vendoset apriori.
Letra e Vasilit për bujqësinë dhe përgjigjia e Ahmetaj
Gazetarja: Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili sot mori një përgjigje pozitive për shqetësimet pas dy letrave.
Braçe: Pozitive, s’mu duk e tillë sepse vetë letra apo shqetësimet që ngre zoti Vasili për herë të dytë dhe rastis që ndodh dy herë pas mbledhjes së grupit të PS dhe nuk e kuptoj këtë gjë. Kush duhet të marrë zgjidhje? Lexova dhe letrën e Ministrit Ahmetaj dhe vetëm shprehja e tij që janë shqetësime të qenësishme nuk mund të qëndrojë. Që dogana shqiptare nuk është më pengesë për eksportuesit shqiptarë më pyesni mua që merrem përditë më këtë punë. Ata njerëz që nuk merren përditë me këtë punë nuk kanë nga ta dinë që dogana shqiptare mbyllet kur ikën maunia e fundit me eksport nga Shqipëria.Është bërë ballafaqim i qartë mes doganës dhe Panaritit. Nuk ka një problem në harkun e një viti e gjysëm.
Nuk di se çfarë do zgjidhë Ahmetaj meqenëse e ka marrë përsipër ta bëjë shërbimin nga 24 orë në 25.Ky shqetësim nuk qëndron. Tani për Maqedoninë, nuk është shtet funksional, sjellja ndaj eksportuesve shqiptarë e dëshmon më së miri. Është në kundërshtim me çdo marrëveshje ku bëjmë pjesë. Maqedonia duhet zgjidhur me reciprocitet deri më një. Nuk kemi asnjë arsye pse duhet të sillemi si lutës, duhet të na ketë përballë. Gjuha me të lutur në Maqedoni nuk zgjidh asgjë. Maqedonia ka marrë produkte shqiptare, i ka paketuar dhe i ka shitur si produkte të veta lart e poshtë.
Situata që ne kemi sot në ekonomitë bujqësore të Myzeqesë nuk lidhen me Maqedoninë, lidhet me probleme të tjera, ato janë probleme reale shumë të thella që duan ballafaqim dhe përmirësim.Duan në krye të punëve Ministrin e Bujqësisë dhe Drejtoritë e Bujqësisë.Ajo që na ka ndodhur me infektimin e ekonomive bujqësore, serave, ka të bëjë me moskëshillimin e bujqëve.Nuk e kanë bërë punën, më kritik se unë ka qenë zoti. Meta në 3-4 takime atje, ka thënë shumë më tepër se unë edhe përkundër Ministrit të Bujqësisë, edhe përkundër Drejtorit të Bujqësisë së Lushnjes.
Ajo strukturë ose duhet të shkrihet ose të jetë në punë. Të vimë tek pagesat, është një problem shumë më i madh. Kemi marrë vendim që duhet ti kthejmë mbrapsht fshatarit 20%, po ndodh që po i marrin grumbulluesit, jo fshatari që prodhon. Vendimi i parlamentit është për bujqit. Po ndodh akoma më e keqja. Janë një seri me fatura që grumbullesit se kanë reflektuar në rritjen e çmimit të produktit që i marrin bujkut dhe blegtorit, 20% që ne ja japim drejtëpredrejtë grumbulluesit për fshatarin. Ça më thonë mua pagesa në dorë? Ministri vetë ka folur për formalizim të ekonomisë. Po nëse është problem zgjidhet brenda qeverisë, çështë kjo histori që Vasili i shkruan Kryeministrit për një punë që duhet ta bëjë Ministri i Bujqësisë, çfarë logjike është kjo?
Vendimi i Byrosë, Braçe: U dënova sa ata që më agresuan fizikisht
Braçe: Vendimi ndaj meje nuk mund të jetë i ndarë nga të tjerët. Por sot njerëz që shkëmbëjnë fjalë në sallën e Kuvendit u vunë në të njëjtin rang dhe u dënuan po njësoj me njerëz që agresojnë fizikisht, që janë krejt të ndryshme. Mund të shkëmbesh dhe fyerje, por nuk është e njëjta gjë me ata që vinë dhe sulmojnë fizikisht. Mora dënim po aq sa agresorët e mi fizik. U vura në të njëjtin rang me Arben Ristanin që ishtë pikënisja e këtij sherri në sallën e Kuvendit. I jam përgjigjur Ristanit po me fyerje.
Akuza e Berishës për tenderin në Bashkinë e Lushnjes
Braçe: Nuk e ka përsëritur më se e ka shumë të qartë që do të përballet në gjykatë. Ai i artikuloi akuzat jashtë sallës dhe pa përmendur emra. Këta kanë problem që merrem me Divjakën.Sali Berisha ose do të provojë 1 milionë dollarëshin në gjykatë ose 1 milionë dollarë do të jetë gjoba që do kërkoj nga Sali Berisha.
Unë do përgjigjem, nëse Meta do të tolerojë të vazhdojë
Braçe: Sa herë do dëgjoj fyerje e sharje në adresën time do përgjigjem. Nëse kryetari i Kuvendit ka ndërmend ti tolerojë këta të vazhdojë. Unë në adresën time do të përgjigjem, pavarësisht se kush është. Ka mënyrë zbatimi i rregullores. Këtij zotërie nuk ka pse ti jepet më shumë kohë sesa ka rregullorja. Ka dy vjet e gjysmë që ka folur sa të gjithë ne bashkë. Nuk e ka këtë të drejtë. Në momentin kur ky zotëri artikulon sulme personale përkundrejt deputetëve ti ndërpritet fjala. Ti moderohet fjalimi. Në 20 vite nuk e kam dëgjuar Berisha të ketë një argument politik.