Braho i vë drynin Komisionit të Sigurisë me keqardhje për opozitën, ç’u thotë kolegëve për fushatën

Vendimi i Komisionit të Sigurisë për shtyrjen e amnistisë për dorëzimin vullnetar të armëve deri në 31 dhjetor 2017, ishte i fundit për këtë legjislaturë. Në përfundim të mbledhës, kryetari i Komisionit Spartak Braho ka njoftuar edhe mbylljen e kësaj legjilature. E megjithatë meraku i Brahos ishte diku tjetër, pak te mungesa e opozitës, pak te fushata, e pak te ajo çka nuk u arrit sipas tij nga puna e këtij komisioni në 4 vite.

“Kjo është mbledhja e fundit e komisionit për këtë legjislature. Na vjen keq që s’kemi kolegët e djathtë. Ky komision ka qenë pune e jo llafesh. Defekt ka qenë kontrolli parlamentar, që ne nuk e bëmë dot në 4 vite një ligj për këtë kontrolle. Mungon një ligj kontrollues për të monitoruar institucione të rëndësishme. Nuk ishte vullnet i qeverise, apo ndikoi mungesa e një ligji kontrollues, për të monitoruar SHISH, Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme? Këto organe janë të pa investiguara në rrugë parlamentare”, tha Braho.

E në fund të fjalës së tij, deputeti i LSI uroi kolegët e partisë së tij, por edhe ata të PS që të kenë një “Fushatë të mbarë”, e madje edhe “Fitore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?