Braho, letër kreut të Kuvendit: Të përjashtohet Flamur Noka

Pas incidenteve të ndodhura sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku deputeti Flamur Noka akuzoi dhe fyen kreun e Komisionit, Spartak Braho, ky i fundit ka kërkuar përjashtimin e tij nga Byroja.

Në një letër dërguar kreut të Parlamentit Ilir Meta, Braho e cilëson të papranueshme gjuhën e përdorur nga deputeti demokrat.

Braho shkruan se në zbatim të Rregullores së Kuvendit deputeti Flamur Noka duhet të përjashtohet për 10 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni më poshtë letrën e deputetit Spartak Braho

Swiss Digital Mobile Reklama

letra-braho2 letra-braho1

(Video, ja çfarë ndodhi sot në Komisionin e Sigurisë)

Debatet:

Noka-­Tahirit: Ulu aty ca je duke thënë ti ere, ne jemi mbledhur në fazën e diskutimeve cështë kjo. Ulu aty të dëgjojmë diskutimet.

Ndërhyrje: Mos bërtit o Flamur se dëgjohet

Noka: C’është ai karagjoz

Ndërhyrje: Lëre të dëgjojmë diskutimet oo k… pusho

Ikën Tahiri

Noka: Të cohet tjetri në mes të mbledhjes të dhjefsha mu në kryetarin që je. E të të ikë nga mbledhja do drejtosh seancat ti, shko ore qërrohu aty, do drejtosh komision ti.

Më pas nga komisioni është larguar pas Tahirit edhe opozita.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FFvI-GhIVVg” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?