Braimllari: Kodi penal nuk ndryshohet sa herë lajthit Kryeministri
Ne një intervistë për STANDARD, sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari flet mbi ndryshimet që propozon Qeveria në kodin penal. Ai i cilëson ato si mjete represioni dhe antidemokratike. Ndërkaq Braimllari komenton edhe paketat e Qeverisë për biznesin e qytetarët, duke pohuar se pati një reagim të vonuar dhe show qeveritar.
INTERVISTOI: Gëzim SALIU
Prej më shumë se një muaji vendi është në kushtet e karantinës për shkak të koronavirusit. Si e shihni këtë situatë?
Jemi ne kushtet e nje Pandemia te percaktuar qarte dhe nga OBSH ku qytetaret po zbatojne rekomandimet e OBSH ate te distancimit social. Duhet te falenderojme mjeket dhe te gjithe strukturen mbeshtetese qe po e perballojne kete situata. Natyrisht qytetaret kane treguar pergjegjesi te larte dhe solidaritet duke zbatuar rekomandimet e OBSH. Ne kete situate kryesorja eshte shpetimi i jeteve dhe sa me pak te infektuar me COVID 19 por nga ana tjeter biznesi eshte goditur rende duke shaktuar nje reaksion zinxhir i cili prek drejtperdrejt ekonomine e vendit dhe te qytetareve. Fatkeqesisht nga ana e qeverise shoh me shume panik sesa sherbim ndaj qytetareve. Qeveria dhe kryeministri jane bere zedhenesa te Panikut dhe nuk po mbeshtesin biznesin dhe qytetaret me paketa ekonomike qe mund te perballojne kete situate. Kemi te bejme me nje show mediatik te kryeministrit i cili nga me shume se nje muaj qe thote “do te kete” perkrahje por ne realitet kjo gje nuk po ndodh.
Cili është opinioni juaj mbi paketat e qeverisë, të cilësuara si “ndihmat e luftës”, për shkak të bllokimit të aktiviteteve nga masat kundër pandemisë?
E para , Levizja Socialiate per Integrin prej kohes ka propozuar nje plan masash realiste te zbatushem qe prek te gjithe shoqerine dhe jep nje perkrahje dhe nje frymemarrje ekonomise dhe qytetareve ne keto kushte pandemie por nga ana e qeverise nuk jane zbatuar dhe nuk jane marre ne konsiderate.
Persa i perkete planit te propozuar nga kryeministri nuk ka nje qartesi mbi keto paketa ekonomike sepse nga komunikimi qe kemi me qytetar apo dhe me biznese nuk rezulton te jete e vertet. Nuk ka paketa qe ndihmojne qytetaret dhe bizneset ka vetem show mediatik por dhe nje reagim te vonuar te qeverise sepse sot po hyjme ne muajin e dyte te kesaj pandemie qe ka prekur vendin dhe ende kemi nga kryeministri i cili thote “do te kete” , kur nderkohe nje qeveri e pergjegjshme duhet te kishte reaguar qe ne javen e pare me nje plan masash ekonomike te cilet do ti ndihmonin qytetaret dhe bizneset ne keto momente. Nuk mund te presin qytetaret muajin Maj apo Qershorin per te bere gati qeveria planin e masave, qytetaret kerkojne ndihme te menjehershme sepse nuk kane mundesi te kalojne muajin ne kete periudh pandemie.
Ndërkohë të enjten votohen në Parlament ndrishimet e kodit penal me propozim të Qeverisë. Cili është qëndrimi juaj mbi to?
Te gjitha keto skema behen per te terhequr vemendjen nga situata e veshtire ekonomike ne te cilen po kalon biznesi ne vend por dhe qytetaret. Edi Rama po perdor pandemine per te bere represion mbi qytetaret e vendit. Te cilet kane qene model ne zbatimin e reoomandimeve te OBSH. Edi Rama eshte i vetmi kryeminister i cili e ndryshon kodin penal sipas interesave te tij personale per te shpetuar nga situatat te njejten gje beri dhe ku opozita protestonte ndryshoi kodin peanal per ti bere presion qytetareve te cilet protestonin kunder hajduterise dhe korrupsionit te Edi Rames. Te njejten gje po ben dhe tani , ndryshon kodin penal ne menyre me te turpshme kur te gjithe e dime qe ne nje vend demokratik kodi penal nuk ndryshohet sa here lajthit Kryeministri por kur ka kushte dhe rrethana te caktuara qe ndoshta kerkojne vite te tera debate dhe konsultime me qellim qe ti sherbej forcimit te demokracisë.
Edi Rama ti lere keto lajthitje por ti sherbejë qytetareve dhe biznesit me nje plan konkrete te heqe dore nga koncensionet klienteliste dhe te padobishme dhe keto para t’ja çoj qytetareve dhe biznesit. E pane te gjithe shqiptaret ne menyren me te turpshme kur vendi kishte hyri i gjithe ne distancim social Edi Rama dhe ortaket e tij vazhdonin punimet tek projekti korruptiv i Unazes se re.
Sa janë shanset që vendi ynë pas kalimit të pandemisë të rrëshkasë drejt një qeverisje autokrate?
Po perdoren te gjitha menyrat duke filluar nga nje parlament ilegjitim qe merr vendime ne surrel duke mos perfaqesuar interesim e qytetareve por une besoj qe qytetaret e ketij vendi qe luftuan per te sjellë demokracine kur nderkohe ne kishim vite te tera izolim nga nje sistem diktatorial nuk do ta lejojne Edi Ramen dhe kedo tjeter te vendosin ne zbatim kete projekt monist.
Ndonëse kohë krize, tenderimet e Qeverisë nuk janë ndalur siç edhe ka denoncuar opozita. Pse po ndodh sipas jush kjo?
Qeveria po perdor pandemine per te vazhduar me projetet e saj korruptive. Kemi nje kryeminister qe nuk e ka vemendjen tek qytetaret dhe biznesi vendas por sesi te mbushi xhepat e tij dhe te oligarkise edhe ne kete kushte te veshtira ne te cilen ndodhet vendi. Ky kryeminister ne kushtet ku bota po perballen me nje virus te tille nuk mori asnje mase duke filluar nga mbrotja e mjekeve, infermiereve dhe personelit mbeshtetes me mjetet e nevojshme, te qytetareve me maska. Ne fillim Edi Rama thoshte maskat nuk jane te nevojeshme duke rrezikuar jeten e qytetareve sepse OBSH thote te kunderten, nuk u moren masat me pare persa i perket respiratoreve apo dhe pasijeve te tjera te nevojshme per perballimin e kesaj situate sepse kjo qeveri e cila hajduterine e ka model te saj vazhdonin me ritme te shpejta per te mbyllur tenderat korruptiv. Vëmendja e qeverisë vazhdon të jete tek hajduteria dhe ne kushte pandemie.