Braimllari: LSI shans për të rinjtë, kemi përfaqësimin më të madh me të rinj në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka sjellë risi me listat e kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e 18 qershorit, ku gjysma e kandidatëve vijnë nga LRI-ja. Endrit Braimllari, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, në një status në facebook, shpreh fillimisht faleminderit për LSI-në, për besimin që në listën e Tiranës, më shumë se gjysmën e kandidatëve vendosi të rinj.

“Falenderoj LSI-në për mbështetjen e madhe që u ka dhënë të rinjve në këto zgjedhje, duke siguruar një përfaqësim të jashtëzakonshëm të tyre në listat për kandidatë për deputet”.

Vetë Braimllari është në vendin e katër në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Duke veçuar këtë risi me kandidat të rinj, Braimllari shton se LSI-ja vjen tek të rinjtë me një plan konkret për përfaqësim në parlament, me një plan konkret për arsimin, si dhe për punësimin e të rinjëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, LSI vjen tek të rinjtë me një plan konkret për të siguruar një përfshirje shumë më të madhe të tyre në parlament, si pjesa më vitale e Shqipërisë sonë europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, LSI vjen tek të rinjtë me një plan konkret për arsimin, për të siguruar një edukim dhe arsimim më cilësor për të gjithë të rinjtë tanë.

Sot, LSI vjen tek të rinjtë me një plan konkret për punësimin, për të siguruar për ta punësim dinjitoz dhe vende pune të mirëpaguara.

Më tej ai shton se: “LSI vjen tek të rinjtë më e vendosur se kurrë për të ndërtuar një të ardhme europiane për të gjithë të rinjtë shqiptarë, të cilët çdo ditë e më shumë po shohin tek LSI, shansin për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu”,- shkruan sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?