FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Mjaft me konflikte dhe llafe. Qytetarët duan punë dhe standarde

Kreu i LSI-së së Tiranës, Endrit Braimllari zhvilloi sot takime me banorë të kryeqytetit ku ka diskutuar për problemet që kanë të bëjnë me ekonominë dhe zhvillimin social të vendit.

Gjatë diskutimeve, banorët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e kostos së jetesës dhe pamundësisë së përballimit të shpenzimeve me pagat aktuale.

Kreu i LSI-së, Tiranë u shpreh se politika ekonomike të LSI-së kanë si qëllim kryesor fuqizimin e shtesës së mesme, menaxhimin e duhur të taksave dhe rritjes së pagave për sektorët ku këto vite nuk ka pasur rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët kanë nevojë për paga më të larta për të përballuar koston e jetesës. Ndër vite është rritur kosto e jetesës por në përpjesëtim të zhdrejtë është niveli i pagave. Banorët e Tiranës vuajnë shtrenjtimin e kostove të përditshme. Duhet garantuar më shumë!”,- u shpreh Braimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i LSI-së Tiranë shtoi se për të arritur këto duhet që klasa politike të jetë bashkëpunuese dhe të mos shoh interesat partiake të ditës. Ai u shpreh se vendi ka nevojë për sjellje të përgjegjshme dhe jo për kriza të stisuta që frenojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?