Braimllari: Niko Peleshi po mashtron qytetarët e Korçës duke u premtuar legalizimet e shtëpive

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari nga Maliqi ka akuzuar Niko Peleshin se po mashtron qytetarët e Korçës duke i premtuar legalizimet e shtëpive.
Braimllari thekson se tashmë Peleshit ia kanë mbyllur dyert qytetarët e Korçës, pasi i ka mashtruar për vite me radhë.
Gjithashtu Braimllari bën thirrje për të votuar më 25 prill, për të çuar në pension Rilindjen dhe për të votuar LSI-në, pasi vota për LSI-në është votë për shpresën.
“Ju jeni dëshmitarë sesi Sekretari Politik i Rilindjes për qarkun e Korçës del fshat më fshat dhe i mbyllet dera. E keni parë se çfarë i bënë në Lavdar. E keni parë se çfarë i bënë në Dërsnik. E keni parë se çfarë i bënë në Goskovë. Kudo që shkon i thonë: pse na mashtrove? Sepse Niko Peleshi i ka mashtruar qytetarët e Korçës. Sepse Niko Peleshi i ka mashtruar të rinjtë dhe të rejat e Korçës. Ndaj kudo që vete i mbyllet dera. Tani shkojnë dhe i thonë qytetarëve, do ju japim legalizimet e shtëpisë. Pse tani u kujtua Niko Peleshi për legalizimet e shtëpisë së qytetarëve korçarë? Po në 8 vite çfarë bëri ky njeri? Thjesht i rropi ky qytetarët.
Ndaj 25 prilli është një ditë kujtese, për ta çuar njëherë e përgjithmonë në pension Rilindjen, që vodhi dhe rropi qytetarët e këtij vendi. Ndaj unë ju ftoj që më 25 prill, të bëhemi të gjithë së bashku të votojmë LSI-në. Të votojmë numrin 6, sepse vota për LSI-në është vota për familjen. Vota për LSI-në është vota për punësimin e të rinjve. Vota për LSI-në është vota për shpresën e shqiptarëve. Ndaj ju ftoj masivisht të mbështesni Lëvizjen Socialiste për integrim.” – shprehet Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?