Braimllari: Reformat dhe zhvillimi ekonomik kërkojnë normalitet politik

Lëvizja Socialiste për Integrim prej disa javësh ka nisur takimet intensive në bazën duke zhvilluar bashkëbisedime me qytetarë të ndryshëm. Angazhimi i strukturave, për shkak edhe të rëndësisë që ka kryeqyteti është më i dukshëm dhe më intensiv në Tiranë.

Sot Lëvizja e Gruas për Integrim organizon një aktivitet festiv me gratë dhe vajzat e Njësisë administrative nr. 11 në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të LSI-së dhe funksionar të lartë të LSI në qeverisje. Në këtë takim morën pjesë, Ministrja e Integrimi, Klajda Gjosha , deputetja Kejdi Mehmetaj, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Bruna Paskali, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dhe kreu i LSI-së së Tiranës, Endrit Braimllari, si dhe mjaft përfaqësues të tjerë të LSI.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të politikës dhe konsensusit në mënyrë që qytetarët të marrin atë që meritojnë: më shumë mundësi punësimi dhe vende punë të mirëpaguara.  “Në po punojmë maksimalisht për mundësi punësimi, me vende pune të mirëpaguara për të përballuar kostot e jetesës por që të bëhet kjo gjë kërkohet bashkëpunim, kërkohet konsensus politik. Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë për bashkim, kanë nevojë për konsensus, kanë nevojë për dialog, sepse sa më shumë vonohet dialogu sa më shumë vonohet bashkëpunimi, aq më shumë rëndohet barra mbi qytetarët. Prandaj ne jemi pro dialogut, jemi pro bashkëpunimit, sepse vetëm me dialog vetëm me bashkëpunim, ne mund të arrijmë të bashkojmë shqiptarët dhe mund të arrijmë t’i japim qytetarëve atë çka ato meritojnë”, – deklaroi Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?