Braktisën PS dhe i bashkohen PD, Basha pret në zyrë dy funksionarët socialistë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme dy anëtarë të Partisë Socialistë, të cilët kanë shpallur publikisht mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike. Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit të tyre bregdetar të Durrësit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos shesin votën. Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit, Ardit Kërtusha është shprehur se qyteti ka mbetur peng i interesave të Dakos. Sipas dy funksionarëve e tërë kjo situatë ndodh sepse PS ka etje për pushtet me dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?