Braktisja e vendit, Tavo: Pas 100 ditësh largohet “Rilindja” autorja e këtij shpopullimi
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me fenomenin tejet shqetësues të shpopullimit dhe braktisjes së vendit nga elita e trurit shqiptar.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Tavo shprehet se pasi janë larguar të gjithë mjekët, rinia dhe intelektualët, pas 100 ditësh radhën e ka të largohet dhe shkaktarja dhe nxitësja kryesore e këtij shpopullimi masiv, sekti i “rilindjes” që udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.
“Largohen mjekët.
Largohet rinia.
Largohen studentët.
Largohen intelektualët.
Largohen profesionistët.
Largohen familjet e thjeshta.
Pas 100 ditësh largohet “Rilindja” autorja e këtij shpopullimi”, shprehet në reagimin e tij ish-ligjvënësi i LSI-së, Vangjel Tavo.