Brataj: Mund të kemi 1 mijë infektime në ditë, duhen masa të tjera shtrënguese

Drejtori i Urgjencës Kombëtare thotë se gjatë muajit dhjetor numri i infektimeve ditore me koronavirus mund të arrijë në 1 mijë persona. Brataj shprehet se në këtë situatë nevojiten masa të reja shtrënguese.

“Nga 700-800 raste të ditëve të fundit, do të kemi një rritje 20-30% të rasteve ditore dhe shtrimeve në spital. Dimri, temperaturat e ulëta, lagështia e ajrit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura janë favorizues të përhapjes së virusit”- tha Brataj.

Përfaqësuesi i Komitetit Teknik shprehet i rezervuar në lidhje me masat e tjera që mund të merren për të parandaluar përhapjen e virusit, por si ekspert, Brataj nuk nguron të deklarojë nevojën për të aplikuar kufizimet e tjera, si në orare ashtu dhe në aktivitete të ndryshme. Po kaq të nevojshme janë edhe rregullat që duhet të zbatohen nga qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nevojiten kufizime të tjera. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen të zbatojnë rregullat, nëse nuk do të kontrollohet infeksioni do të ketë masa të tjera, kufizime të orareve dhe masa siç po aplikojnë vendet e tjera të botës”- tha Brataj për A2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, 18 mijë persona janë të sëmurë aktivë. Më të prekurit nga virusi janë 65-70 vjeçarët, grupmosha që ka pasur edhe më shumë humbje jete. Nga fillimi i epidemisë mbi 810 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?