Bregoviç në Festën e Birrës, në Korçë, Artan Fuga ka një përgjigje

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ndërsa reagon në lidhje me performancën e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ka edhe një përgjigje për të gjithë kritikët.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se “Audienca është mbret”, dhe se ç’bëhet me performancën e Bregoviç, atë e di audienca në Korçë, kush e pëlqen e pëlqen, kush nuk e pëlqen nuk e pëlqen.

Fuga thekson se ne na duhet të ruajmë identitetin, të bashkëpunojmë për njohjen e Kosovës si element prioritar, të jemi faktor paqeje me të gjithë dhe të integrohemi në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse Shqipëria, nuk pranon asnjë komunikim diplomatik, kulturor, ekonomik, tregtar, etj., as me Maqedoninë e Veriut, hmmmmmm maqedonasit, as me Greqinë hmmmmmm grekët, as me Malin e Zi hmmmmmm malazezët, as me Serbët, hmmmm serbët, hajde kthehemi në një kazermë, izolohemi, vishemi me rroba zborri, dhe fillojmë të kavërdisemi me vajin tonë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne na duhet të ruajmë identitetin, të bashkëpunojmë për njohjen e Kosovës si element prioritar, të jemi faktor paqeje me të gjithë dhe të integrohemi në Europë.
Kurse se ç’bëhet me atë Bregoviçin, atë e di audienca në Korçë, kush e pëlqen e pëlqen, kush nuk e pëlqen nuk e pëlqen.

Audienca është mbret!”-shkruan Artan Fuga./d.m-kohajone.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?