Bregu: Duhet të kishim çuar në Kushtetuese ligjin për arsimin
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaron se në “pergjegjesia kryesore per dramen e maturanteve sot eshte e Qeverise qe hartoi ligjin me te pandershem per Universitetet Publike!
Aq te paqarta ishin procedurat sa llogaritjet e pikeve njehere iu la ne dore Agjensise(!!!) se kontraktuar nga MASH, pastaj u tentua t’ i lihej ne dere Universiteteve dhe te tretet per “te zgjidhur” ekuacionin me piket,nuk po e qartesojne dot ende”, shkruan Bregu.
Deputetja demokrate nuk le pa pergjegjesi opoziten ajo thekson se opozita nuk e coi kete ligj ne kushtetuese. “Por, nese ne do ta kishim cuar Ligjin per Arsimin e Larte ne Gjykate Kushtetuese, ata te rinj e prinder te vraremendsh e pa zgjidhje sot, nuk do ishin ne kete gjendje!”, shkruan Bregu.
KOHA JONË SONDAZH

