FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu: Keqardhje për këdo që nuk la llaf pa thënë

Një ditë pasi doli kundër bojkotit të zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit nga Partia Demokratike, deputetja demokrate, Majlinda Bregu ka reaguar sërish.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Bregu falenderon të gjithë ata që treguan mbështetje gjatë orëve të fundit, ndërsa shprehet keqardhur për reagimet negative.

“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën pas alarmit tim në këto orë të vështira. Faleminderit për miqtë e PD-së dhe Familjes së Djathtë Europiane. Mirëkuptim për ata që thanë ke të drejtë, por fole vonë. Keqardhje për këdo që nuk la llaf pa thënë nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqë guxoj e them lirshëm atë që mendoj se duhet të ndodhë në PD”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë Bregu thotë se në fund, e rëndësishme është që sot mblidhet grupit parlamentar i PD, një mbledhje që sipas saj nuk mbahet mend se kur ka ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rëndësi ka që sot mblidhet pas një kohe që s’mbahet mend, Grupi ynë Parlamentar”.

Në fund, Bregu ka edhe një urim…

Uroj që arsyeja dhe interesi i Shqipërisë dhe demokratëve të vërtetë të dalë mbi inercinë e një rruge që mund të kthehet në një të tatëpjetë pa kthim për Partinë time, për Partinë më të mirë të historisë së Shqipërisë!“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?