Bregu: Portalet të shohin mirë, nuk kam braktisur opozitën
Mediat sot raportuan mbi Mbledhjen e Komisionit të Integrimit, për një dëgjesë me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani. Krahas raportimit, disa portale publikuan lajmin se deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, kishte qëndruar në komision, duke dalë kundër partisë së saj.
Ky lajm ka nxitur vetë reagimin e Majlinda Bregut. Në një postim në faqen zyrtare në facebook, Bregu ka sqaruar si qëndron e vërteta e ku ka hedhur poshtë lajmet se pavarësisht se kolegët e saj demokratë, Arben Imami dhe Gerti Bogdani kishin vendosur që të braktisin raportimin e z.Manjani, ajo kishte qënduar së bashku me deputetët e mazhorancës.
Me ironi, opozitarja shkruan në facebook se: “Unë dhe kolegët e mi të opozitës, anëtarë të Komisionit të Integrimit kemi dalë nga dy mbledhjet e sotme: një për buxhetin dhe një seancë dëgjimore me Ministrin e Drejtësisë”. sqaron Bregu.
Opozitarja më tej ka thekuar se nuk ka pasur as bojkotim dhe as ka ndonjë vendim bojkoti nga PD-ja.
“Gjate seances degjimore me Ministrin Manjani, z.Imami dhe z. Bogdani, anetare te opozites ne komision kane munguar per pak kohe pasi ishin ne nje aktivitet tjeter. Por me pas i jane ribashkuar mbledhjes”.
Me ironi, Bregu i ka sygjeruar portalit që ta ndaje mendjen. “O te rregulloje shikimin, ose le te vazhdoje me paragjykimin”, mbyll reagim në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

