FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu: Qeveria ka plan për refugjatët, por s’ka për shqiptarët

 

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit dhe deputetja e PD-së, Majlinda Bregu deklaron se plani i qeverisë shqiptare për emergjenca në kuadër të përpjekjeve kolektive për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve është gjë shumë e mirë, por kësaj qeverie sipas saj, i mungon në fakt plani për hallet e shqiptarëve.

Kështu, në një status të saj ne Facebook ajo shkruan: “Mësova se qeveria paska përgatitur një plan emergjence në kuadër të përpjekjeve kolektive për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve. Meqënëse e kam thënë e rithënë publikisht se Shqipëria nuk mund të kërkojë vetëm ndihmë nga BE, por duhet të jetë modestisht gati për të ndarë edhe ndonje hall si ky i azilkërkuesve, them përsëri, shumë mirë, ndonëse është i vonuar ky plan.  Por ajo që nuk shkon është fakti se qeveria nuk ka asnjë plan për hallin e shqiptarëve që kanë marrë arratinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?