Bregu: S’e imagjinoj dot 22 korrikun pa reformë të miratuar
Një ditë pasi kundërshtoi kryetarin e partisë në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetja demokrate Majlinda Bregu ka dhënë opinionin e saj publik për reformën në sistemin e drejtësisë.
Nga Konferenca e Ambasadorëve, ish-Ministrja e Integrimit në qeverinë Berisha, tha se gabimi kryesor me të cilin nisi reforma ishte fakti që u la në duart e ekspertëve dhe jo politikës.
Bregu tha se shpreson që javën tjetër reforma të miratohet, duke shtuar se nuk e imagjinon dot se çfarë do të ndodhë në Shqipëri në datën 22 korrik nëse nuk miratohet kjo reformë.
Edhe kryetarja e Komisionit të Jsashtëm, Arta Dade, u shpreh optimiste për arritjen e një konsensusi mes palëve.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=tiFNgykfo_s&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

