FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brenda një dite, Arabia Saudite ekzekuton 81 të dënuar

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë ekzekutuan brenda një dite 81 persona të dënuar për krime të ndryshme. Grupi ku përfshihen 7 jemenas dhe një shtetas sirian, ishin dënuar për krime të rënda, duke përfshirë terrorizmin.

Disa prej tyre i përkisnin grupit të Shtetit Islamik, al-Kaedës ose rebelëve Houthi në Jemen.

Organizatat e të drejtave që kanë dalë në protestë, thonë se shumë prej tyre nuk kishin marrë gjykime të drejta, një pretendim që qeveria e Arabisë Saudite e kundërshton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arabia Saudite ka një nga nivelet më të larta të ekzekutimit në botë, e pesta në listën e përpiluar nga Amnesty International, kurse katër të tjerat janë Kina, Irani, Egjipti dhe Iraku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?