Brisida Shehaj: Kryeministri ka dhënë me koncesion kontrollin e naftës firmës “Noa Control shpk”
Brisida Shehaj, numri dy në LSI e Tiranës, ka bërë një deklaratë tronditëse sonte në A-Show me gazetarin Adi Krasta. Shehaj tha se qeveria Rama në mënyrë të fshehtë dhe të jashtëligjshme ka dhënë me koncesion shërbimin për kontrollin e naftës. Sipas Shehaj kompania që e ka marrë është “Noa Control shpk”.
“Shikojmë gjithmonë Presidentin e Republikës që ka tre vite që përmend Kushtetutën, që kthen ligjet në Parlament dhe askush nuk merr parasysh të analizojë vendimet e tij. Le ti ti hapim letrar; e bën për opozitë apo se u zgjua një ditë në mëngjes dhe tha do bëj një konflikt me Ramën. Unë po ju marr vetëm ligjin për metrologjinë që ktheu Presidenti në Kuvend.
Nëse ka turp më të madh pas Dividentit është pikërisht ligji për Metrologjinë që vë në kontroll një nga sektorët me riskun më të madh në Shqipërim atë të naftës dhe nuk ka sesi shteti të heqë dorë nga autoriteti i tij dhe tja japë atë privatit siç ka ndodhur me sektorin e naftës.
A e dini që qeveria Rama ia ka dhënë një kompanie me koncesion kontrollin e naftës që quhet ‘Noa Control shpk’. Dhe kjo tentativë ka nisur që në vitin 2017. Unë nuk po përmend se kush është zotëria që e ka marrë koncesionin, se do thonë pastaj sikur po i vejmë gjobat biznesit. Por ky është një koncesion i jashtëligjshëm“,- tha Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

