Brisida Shehaj: Skema korruptive e Rilindjes, anulojnë lejet për tu dhënë kompanive fitoren në arbitrazh

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka anuluar lejen për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin Vjosë. Anulimi i hidrocentralit është një lajm i mirë, pasi në këtë mënyrë shpëtohet pasuria natyrore e Vjosës. Por në historinë e fundit të koncesionit të Rilindjes ka një detaj që hedh dyshime të forta për një tjetër aferë. Firma që ka marrë koncesionin ka të drejtë të padisë qeverinë shqiptare duke i marrë edhe lekët e investimit të munguar.

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, në një postim në Facebook zbulon se kompania që kishte marrë tenderin është e njëjta që u përfshi në skandalin e Teatrit Kombëtar.

“Por mesa duket Fushës si doli siç duhet muhabeti te Teatri Kombëtar dhe rilindasit si zemërgjerë që janë i bën nderin e fundit. Nuk i japin lejen mjedisore d.m.th një arbitrazh tjetër. Pra shkurt fare të japim tenderin, të heqim lejen ti fiton arbitrazhin dhe bashkë ndajmë lekët. Sipas ca thashethemeve po ndodhin disa histori të tilla ku rilindasit të mësojnë sesi te fitosh në arbitrazh, por me siguri janë thashetheme”,- shkruan Shehaj në një postim në rrjetet sociale.

Mesazhi i potë i Nënkryetares së LSI në Tiranë, Brisida Shehaj:

“Rilindasit si mjeshtër të lajmeve. Shokë e shoqe në vitin 2017 shteti shpalli një tender për të shitur koncensionin e Kalivaçit, sot s’po dua te ndalem te procedura që e kam kundërshtuar asokohe. U bë dhe tenderi o shoke dhe fitoi Fusha shpk.

Por mesa duket Fushës si doli siç duhet muhabeti te Teatri Kombëtar dhe rilindasit si zemër gjere që janë i bën nderin e fundit. Nuk i japin lejen mjedisore d.m.th një arbitrazh tjetër. Pra shkurt fare të japim tenderin, të heqim lejen ti fiton arbitrazhin dhe bashkë ndajmë lekët.

Sipas ca thashethemeve po ndodhin disa histori të tilla ku rilindasit të mësojnë sesi te fitosh në arbitrazh, por me siguri janë thashetheme”.

SHKARKO APP