Bruksel/ Mogherini Ramës: Zbatoni reformën në drejtësi. Nisni vettingun
“Nisni reformën në drejtësi” ky është mesazhi që Zëvendëspresidentja e BE-së Frederica Mogherini jep për Shqipërinë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama që po mbahet në Bruksel.
“Prioritet është fillimi i reformës në drejtësi. Partitë politike kanë përgjegjësi. Të nisë procedura e vettingut. Ne jemi të gatshëm të mbështesim procesin e zbatimit”
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe komisionerin për Zgjerimin Hanh, Zëvendëspresidentja e BE Federica Mogherini tha se Shqipëria është e angazhyuar për çeljen e negociatave.
Deklaratat u bënë pas takimit të VIII të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri-BE në Bruksel.
KOHA JONË SONDAZH

