Bujar Leskaj:Të bëhet hetim parlamentar
Politikë E Mërkurë, 7 Prill 2021 05:36
Kontrolli i Lartë i Shtetit përsërit kërkesën që Parlamenti të të ngrejë një komision të posaçëm për të hetuar administrimin e CEZ gjatë kohës që ishte nën pronësi të çekëve. Kërkesën e përsëriti kryetari Bujar Leksaj gjatë një seance në Komisionint Parlamentar të Ekonomisë. Sipas tij marrëveshja e qeverisë me CEZ i shkaktoi shtetit një dëm prej 479 milionë euro.
“Kërkojmë ngritjen e një komisioni ad hoc të pavarur, me ekspertë dhe teknikë që do të vlerësonin me detaje dëmin nën drejtimin e çekëve dhe do përcaktonin mundësinë për një rimëkëmbje të operatorit të shpërndarjes duke përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale që çuan në këtë situatë. Në marrëveshjen për zgjidhje me mirëkuptim janë parashikuar e dakordësuar edhe çështje të tjera, përmes të cilave verifikohet qartë favorizimi i interesave të CEZ, në shpërfillje të interesave të shtetit shqiptar. Por për këtë, bazuar në shkresën dërguar Kuvendit, presim të flasim në Kuvendin e Shqipërisë”,- thaLeskaj.
Pak ditë më parë KLSH depozitoi një kallëzim penal për këtë cështje ndaj ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri. Kryeministri Rama, ministri Gjiknuri dhe përfaqësues të tjerë të PS-së e kanë cilësuar këtë padi si një shërbim që KLSH-ja po i bën Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH