Bullgaria bllokon hapjen e BE-së, Vuçiç zbulon takimin mes Ramës dhe Presidentit Radev
Sot në Brdo të Sllovenisë u mbajt Samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku nuk u caktua asnjë datë për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, zbuloi për mediat e vendit të tij, edhe një bisedë të zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe presidentit bullgar Rumen Radev.
”Fola me Macron për një kohë të gjatë, pata një përvojë pozitive. Ata nuk na dhanë datë. Rama pati një diskutim me Radev dhe ishte për personat që kërkojnë nënshtetësi bullgare. Macron mbajti një fjalim pozitiv për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”.