Bumçi: Ministri gjerman i painformuar, nuk përmendi drogën

Deputet i PD Aldo Bumçi e ka cilësuar të painformuar ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, në komentet që ai bëri për situatën politike në Shqipëri gjatë vizitës në Tiranë.

Bumçi: Unë mund të them që ministri gjerman ishte i painformuar. Kjo mund të vijë nga fakti që ka pak javë që është në detyrë, pas lënies së detyrës nga ish-ministri i Jashtëm që u zgjidh president dhe ngarkesës së madhe që ka arena ndërkombëtare. Gjermania mban një peshë të madhe në ketë seknë të madhe, marrdhënia me Rusinë, Lindja e Mesme, kriza në Europë. Kështu mund të shpjegoj mungesa, shkëlqente në deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman. Mungesa e përmendjes së drogës psh, e dekriminalizimit.  Unë nuk gjej shpejgim tjetër që mund të jap. Pra kur ke marrë detyrën në këtë post kaq të rëndësishëm në një kohë me kriza, çfarë ndodh në Shqipëri mund të duket si sherri që bëhet në një fshat pas malit. E parëndësishme, duket si një kokëçarje kur ke kriza të mëdhaja si Lindja e Mesme, Rusia, Koreja etj.

Si ish ministër i Jashtëm Bumçi shpjegoi në Ora News se Gabriel që përfaqëson një parti të majtë në Gjermani i ka qëndruar besnik polit të tij pasi nuk përmendi kanabizimin e vendit, apo kauzën e zgjedhjeve të lira të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bumçi: Ministri i Jashtëm gjerman është kryetari i Partisë Social Demokrate në Gjermani, që në pak muaj do të jetë përballë Merkel si kundërshtare. Pra nuk është përfaqësuesi i kancelares Merkel, por është kryetari i partisë kundërshtare ku janë në një koalicion të madh. Si ish ministër i Jashtëm Bumçi shpjegoi në Ora News se Gabriel që përfaqëson një parti të majtë në gjermani i ka qëndruar besnik polit të tij pasi nuk përmendi kanabizimin e vendit, apo kauzën e zgjehdjeve të lira të opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti demokrat këmbënguli se në 7 maj në Kavajë nuk do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiak, ndërsa rrëfeu dhe skenarin si do ndodhë kjo.

Bumçi: Në Kavajë në 7 maj nuk do të ketë zgjidhje. Opozita ka thirrur një protestë të madhe.

Pyetje: Dmth do bllokoni procesin?

Bumçi: Ju do ta shikoni në ditët në vijim, nuk mund të ketë zgjedhje në një qytetet që u kthye në simbol të promovimit të krimit. Ambasadori amerikan i kërkoi mos kandidonte Elvis Roshin.

Pyetje: Tashmë nuk bëhet fjalë për Elvis Roshin?

Bumçi: Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit për zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Opozita edhe pas vizitës së zyrtarëve të nderuar vazhdon të jetë në të njëjtën qëndrim, se ky qëndrim nuk është tekë. Zgjedhje në plantacionin e drogës, me njerës të armatosur me policinë që merr 30% nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë. Qeveria teknike është zgjidhja e vetme

Deputeti Aldo Bumçi përsëriti se opozita nuk do heqë dorë nga kauza e saj për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?