Bumçi: PD nuk votoi kundër hapjes së negociatave

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi konfirmoi në studion e “Tonight Ilva Tare” se opozita nuk ishte kundër hapjes së negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë hartimit të deklaratës përfundimtare, Bumçi tha se është hequr pjesa që të caktohej një datë për hapjen e negociatave. Sipas tij, data është thjesht demagogji.

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ta sqarojmë pak, a është e vërtetë që ju keni hequr fjalinë që ishte në rezolutën përfundimtare që të caktohet një datë për hapjen e negociatave, është hequr me vizë nga amendamentet..

Swiss Digital Mobile Reklama

 Bumçi: Po është e vërtetë.

Është e vërtetë që PD kërkoi të mos hapeshin negociatat?

 Bumçi: Jo këtë e thoni ju.

Unë po ju pyes..

 Bumçi: E keni paragrafin e parë ju lutem.

Kam paragrafin si është miratuar në fund dhe këtë që keni …

Bumçi: Mund të shkosh pak më lart.

Tare: Kam paragrafin si është miratuar në fund dhe këtë që keni …

Bumçi: Mund të shkosh pak më lart. të lutem lexoje.

Tare: Që hapja e negociatave do të mundësojë një nxitje të fuqishme për të adoptuar zbatimin e gjithë setit të reformave të nevojshme që kërkon BE.

Bumçi: Ky është paragrafi i parë i miratuar me konsensus të plotë

Xhaçka: Me kusht thotë që të përmbushen të gjitha kushtet dhe të gjitha kushtet janë këto më poshtë.

Bumçi: Ky është paragrafi i parë, ka edhe tre reshta më lart që janë edhe më të mirë sesa reshti i fundit.  Paragrafi i parë thotë: Mbështesim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Evropë kur reformat të jenë zbatuar dhe të jenë të pakthyeshme. Kur reformat të kenë arritur një stad të besueshme dhe në dritën e zbatimit të reformave

Tare: Pse u hoq fjalia Ti rekomandohet këshillit të caktonte një datë për hapjen e negociatave?

Bumçi: Vullneti jonë shprehet te paragrafi i parë, faleminderit për përkthimin. Paragrafi i dytë i propozuar kërkonte që ne ti bënim thirrje komisionit të vendosnim një datë. Nuk ka nevojë për datë. Këtu ka kushte për tu përmbushur, kushte të vendosura nga BE. Një person që do të bëhet avokat i vendos një datë vetes se do të bëhet avokat pas 6 muajsh, po nuk kaloi provimin e avokatisë nuk bëhet dot avokat. Kështu edhe rasti i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria nuk përmbush kushtet e vendosura nga BE-ja. Data është demagogji. Zbato kushtet pastaj vjen data. Ne kemi kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe masat imediate për të luftuar drogën dhe trafikimin e saj. kjo nuk u pranua të përfshihej dhe kjo solli rrëzimin e propozimit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?