Bumçi: Rama u nxitua në deklaratat e tij, na intereson Maqedonia në Nato

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi Maqedoninë se Shqipëria do të përdorë të drejtën e vetos për të penguar shtetin multi-etnik të anëtarësohet në NATO, nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit. Por për ish-ministrin e Jashtëm në qeverisjen e djathtë, deklarata e Ramës është e nxituar.

Aldo Bumçi në një prononcim për Tema Tv tha se problemi në Maqedoni është qeverisja Gruevski dhe kjo çështje nuk duhet përfshirë me shqiptarët që jetojnë aty.

"Unë mendoj se nuk ishte deklarata e duhur dhe e matur. E para zhvendos vëmendjen nga brenda Maqedonisë jashtë dhe ky nuk është një konflikt i nxitur nga shqiptarët. Konfliktu buron nga mungesa e demokracisë së brendëshme dhe autoritarizmi i Gruevskit. Pra në momentin që problemi nuk është etnik dhe ndërhyrja e shqipërisë devijon vëmendjen nga problemi real dhe mund të krijojë një përshtypje që këtu kemi bnjë nxitje apo mbështetje që Sqhipëria ju jep zhvillimeve të brendëshme. Kjo është e dëmshme. Gjithë vëmendja duhet të jetë në largimin e Gruevskit. E dyta, një Maqedoni anëtare e NATO-s është në interes të të gjithë shqiptarëve", u shpreh Bumçi.

Në Kumanovë pak ditë më parë ndodhi një përplasje e ashpër me armë, ku mbetën të vrarë rreth 20 persona. Shkupi zyrtar tha se pas sulmit qëndronte një organizatë terroriste me shqiptarë, çka shtoi tensionin ndëretnik. Ndërsa në Maqedoni ka nisur një valë protestesh nga opozita kundër qeverisë Gruevski.

 

SHKARKO APP