Bumçi: Troç, nuk ka zgjedhje në Kavajë!

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se në Kavajë, me datë 7 maj, nuk do të ketë zgjedhje.

Bumçi e argumenton me faktin se PS është bërë palë me krimin dhe në atë qytet nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën në aleancë me krimin dhe drogën. Ai theksoi se Edi Rama duhet të tërhiqet, të krijohet një qeveri teknike dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përndryshe, – tha Bumçi- Edi Rama në vitin 2017 nuk ka zgjedhje tjetër, përveç këtij akti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shalsi: Kjo është “vija e kuqe”, nuk kalohet edhe sikur Aldo dhe Basha të hidhen pupthi

shalsi
Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi ka deklaruar se reforma në drejtësi dhe data e zgjedhjeve të përgjithshme është e panegociueshme në tryezën e bisedimeve me opozitën në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Sipas tij, figura të rëndësishme të skenës politike europiane kanë ardhur në Shqipëri dhe janë shprehur, po ashtu edhe institucionet kanë folur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shalsi theksoi se i fundit është edhe DASH, i cili nënvizon: se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?