Bundestagu jo negociatave, Basha: Lajm i keq, të realizojmë reformat

Lajm të keq për të gjithë shqiptarët e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike qëndrimin e Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot”.

Në një postim në fb, Basha thotë se “tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjjthë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”përfundon Basha në reagimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman do të votojnë kundër çeljes së negociatave  mes Shqipërisë e BE-së.

Këtë e bëri me dije deputeti i Bundestagut Krichbaum, duke deklaruar se  Shqipëria nuk i ka plotësuar 5 prioritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?