Burg për memet, Fatos Lubonja: Enveri është ende midis nesh

Ministria e Drejtësisë ka publikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që pritet të miratohen në Kuvend. Projekti ka dy nene që merren posaçërisht me shpifje dhe prekin mediat dhe qytetarët që përdorin rrjetet sociale.

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, ka kritikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë ndëshkime deri në 1 vit burg për shprehet apo videot ironike të quajtura gjerësisht memet, apo montazhet. Lubonja thekson se kjo është e ekzagjeruar pasi pranimi i satirës është shenjë e demokracisë. Për më tepër ai thotë se satira thotë disa të vërtetë që dikush tjetër nuk do t’i dëgjojë.

Analisti kujton se vetë Rama i përdor memet kur i intereson. Lubonja bën edhe një paralelizëm me periudhën komuniste në Shqipëri, kur kujton se në diktaturën e Enver Hoxhës për sharje dënoheshe nga 3-10 vite burg. Ai kujton se edhe më parë ka bërë një shkrim ku theksonte se Enver Hoxha është ende midis nesh pavarësisht rënies së diktaturës.

”Ajo e para ishte e shpejtuar tha Venecia. Kjo është e ekzagjeruar. Pra një satirë. Satira ka shoqëruar mbretërit. Dhe me mbretërit kishte një që bënte satirë. Pranimi i Satirës është shenjë e demokracisë. Ai që ka dalë aty si i fuqishëm, ai jo vetëm duhet ta marrë këtë, por edhe duhet të mësojë nga satira. Satira thotë disa të vërteta, që s’duhet t’i dëgjosh. Për vete i përdor ky. Na thotë ne kazan. Qenit kur i thotë hiqe atë analistin fute brenda.Nga pushteti mund të lëshosh sa të duash, se pushteti është mbi ty. Ky është problemi. Ngjiten lart, që të shtypin të tjerët me këmbë poshtë. Shenjë e mungesës së demokracisë. Enver Hoxha të fuste në burg për fjalë, 3 vjet minimumi, për sharje. Po pse kush je ti mos të të shaj? Me agjent të ndiqte, për një sharje. 3-10 vite burg për agjitacion e propagandë. Enveri është midis nesh akoma”,-tha Lubonja.

SHKARKO APP