Burgosja e Belerit, ministri Hasani i përgjigjet Greqisë: Respektojmë vendimet e gjykatave

Burgosja e Fredi Belerit është edhe një sinjal pro qeverisë Rama, e cila nuk ka pranuar që të dorëzohet përpara presioneve dhe kërcënimeve nga Greqia zyrtare, duke mos lejuar që të cënohet politika e jashtme e Shqipërisë. Me burgosjen e Belerit, a rrezikon vendi që të ketë një çmim të kripur në hakmarrjen greke?

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani thotë se qëndrimet e Greqisë për sa i takon çështjes së dënimit nga GJKKO-së të Fredi Belerit me 2 vite burg, Hasani u shpreh se qeveria shqiptare respekton vendimet e gjykatave.

”Shqipëria do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave. Do të vazhdojë të mbështes punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryej të gjitha detyrat që ka në ngarkim për integrimin në BE. Çdo koment tjetër është i panevojshëm”, nënvizoi Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?