Burgosja e Belerit, Ngjela: Turp për Greqinë që donte t’i bënte presion pushtetit gjyqësor shqiptar
Drejtësia e re në vend ka folur, dhe dënon me 2 vite burg Fredi Belerin. Ai shpallet fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale. Avokati Spartak Ngjela teksa mbështet vendimin e Gjykatës, thotë se është turp për qeverinë e Greqisë që donte t’i bënte presion pushtetit qyqësor shqiptar për një bandit që ka qenë në përplasjet me armë kundër shqiptarëve.
Postimi i plotë
Fredi Beleri u dënua me 2 vjet heqje të lirisë. Fitore e madhe kjo për personalitetin e Shqipërisë dhe shqiptarizmit. Asgjë nuk bënë dot, dhe as që do të bëjnë kurrë dot gjë kundër Shqipërisë këta bastardë që në shekuj, kanë qenë keqbërësit e mëdhenj të Shqipërisë dhe kombësisë shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Turp për qeverinë e Greqisë që donte t’i bënte presion pushtetit gjyqësor shqiptar për një bandit që ka qenë në përplasje me armë kundër shqiptarëve. Po ku pyesin sot shqiptarët për fqinjët e tyre pushtues të tokave shqiptare. U çlirua Kosova.
Prandaj i them qeverisë greke ta ruajë gjakftohtësinë, ngaqë duhet ta ketë marrë vesh që bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është drejt rilulëzimit të saj, se kjo është koha e shqiptarëve në këtë zonë.
As që i pyet Shqipëria më tani se çfarë llomotisin fqinjët armiqësorë me të, sepse Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare në këtë zonë. Dhe procesi i bashkimit të shqiptarisë do të vijojë. Prisni dhe shikoni…