“Burgosni shkatërruesit e Shqipërisë, jo fjalën e lirë”

Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga ideja e tij e marrëzisë. Synohet një ligj censure ndaj medias duke vendosur AMA dhe AKEP si “gjykata” ndaj medias, sidomos portaleve, dhe më pas të mbyll çdo zë kritik ndaj Ramës e qeverisë. Të dyja këto institucione janë nën varësinë e votave të mazhorancës, pra kryeministrit, dhe kuptohet se kush do ti marrë vendimet për gjobat apo për ti mbyllur portalet kritike.

Në grupin parlamentar të PS-së ka patur sot debate të forta nga ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka kundërshtuar këtë projektligj, por kryeministri Rama ka vendosur që të votohet në parlament, kur dihet se nuk ka opozitë.

Gazetarët, aktivistët dhe analistë, mbështetur dhe nga opozitarët, po zhvillojnë një protestë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë. Protesta nisi në orën 09:30, para Parlamentit, aty ku deputetët do të zhvillojnë në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi i kësaj pakete. Protesutesit janë shfaqur me pankarta në duar, ku japin mesazhe të ndryshme për lirinë e fjalës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama në paketën anti-shpifje parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Nga ana tjetër, paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë.

SHKARKO APP