Bushati: Ç’të keqe ka nëse platforma shqiptare hyn edhe në Kushtetutën e Maqedonisë
Ministri i jashtëm shqiptarë Ditmir Bushati në një intervistë për portalin ‘Euroaktiv’ ka folur edhe për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe përzierjen e shtetit të tij në punët e brendshme të Maqedonisë përmes platformës shqiptare, njofton korenspondeti i MIA-s nga Brukseli, transmeton Gazeta Express.
“Unë besoj se përfshirja e të ashtuquajturës Platformë shqiptare në Kushtetutë dhe në kornizë e re ligjore, do të ketë më shumë rezultate pozitive për të dy grupet etnike që jetojnë në Maqedoni.”-ka thënë Bushati.
Ai gjithashtu argumenton se “nuk ekziston asnjë platformë nga Trana, por ekziston një dokumet që është nënshkruar nga partitë e bllokut politik shqiptar në Maqedoni, që janë edhe pjesë e Parlamentit të Maqedonisë, dhe se ai dokument është mbështetur nga Tirana zyrtare.
“Ne mbështesim dokumentin, sepse besojmë se ky dokument deklaruar qartë i tregon përpjekjet e shqiptarëve për të parë të mbajtur një Maqedoni të bashkuar. Së dyti, aty kërkohet një harmoni më të mirë ndëretnike duke u bazuar në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, së treti për të zbatuar marrëveshjen e Przino dhe së katërti për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë në NATO dhe BE, për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe natyrisht me Shqipërinë dhe Kosovën si fqinjë” , thotë më tej Bushati në këtë intervistë.
Në pyetjen e gazetarit se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë është duke ndryshuar rendin kushtetues të vendit, pasi që Maqedonia nuk është një federatë, por një shtet unitar, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë u përgjigj:
“Unë nuk e di se si ky argument, me gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, është i barabartë me federalizimin e vendit. Por nëse dikush i referohet Marrëveshjes së Ohrit, do ta vërejë se zbatimi i detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, është shumë i vogël.”, ka shtuar Ditmir Bushati./Gazeta Express/
KOHA JONË SONDAZH

