Bushati: NATO, bashkësi e vlerave dhe standardeve më të mira

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh sot krenar për ecurinë e vendit tonë në kuadrin e anëtarësimit të tij në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sipas kryediplomatit shqiptar, anëtarësimi me të drejta të plota i vendit tonë në NATO është plotësimi i një boshllëku 60-vjeçar në këtë aleancë.

“NATO është bashkësi e vlerave dhe standardeve më të mira qytetare. Kur Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, shumë kush në vendin tonë u ndje krenar, teksa jashtë territorit tonë pati skepticizëm, pasi vlerësonin se si ka mundësi një vend kaq i vogël arrin të jetë pjesë e një aleance kaq të madhe, por ne treguan se kemi mbështetur këtë aleancë me të gjitha kapacitetet tona”, tha ministri i Jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është përmbushje e aspiratave tona kombëtare, jo vetëm në fushën e sigurisë, por projektit euroatlantik që ka vendi ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?