Bushati, në takimin e Këshillit te Ministrave të KiE
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në seancën e posaçme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Strasbourg, kushtuar zhvillimeve të fundit në Turqi dhe kontributit të Këshillit të Europës në përballimin e pasojave të tentativës së grushtit të shtetit të korrikut të kaluar.
Ministrat e pranishëm shprehën solidaritetin e vendeve anëtare të Këshillit të Europës me popullin turk dhe autoritetet e zgjedhura demokratikisht në Turqi. Ministrat shprehën vlersimin për mbështetjen që Këshilli i Europës do t’i japë Turqisë për të kapërcyer sfidat me të cilat po përballet vendi.
Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati vlerësoi dhe inkurajoi veprimet e autoriteteve legjitime turke për të rivendosur rend dhe qetësi në përputhje me kushtetutën e vendit.
“Jam i bindur se, përtej vështirësive, Turqia do arrijë të mbrojë dhe të përforcojë sundimin e së drejtës, sipas vlerave dhe standarteve europiane, veçanërisht sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

