Bushati për France 24: Në Shqipëri nuk ka influenca ruse
Në Shqipëri nuk ka influencë ruse dhe aq më pak një ndarje të vendit pro europian dhe pro rus”.
Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në France 24 në emisionin Talking Europe.
Ditmir Bushati: “Unë nuk besoj se kemi të bëjmë me një ndarje të tillë. Kemi të bëjmë më një rezistëncë politike, që vjen nga segmente te caktuara politike, por gjithashtu kemi edhe një rezistëncë që vjen nga segmete të drejtësisë që preferojnë sistemin aktual të drejtësisë. Kështu unë nuk do të lidhja këtë situatë në mënyrë automatike me influencat e të ashtuquajturit aktorë të tretë. Qeveria jonë, maxhoranca jonë është e vendosur për të shkuar përpara drejt rrugës europiane me procesin e reformave sepse në rastin tonë, procesi i integrimit europian është i lidhur ngushtësisht me kualitetin e reformës në drejtësi”.
Kreu i diplomacisë shqiptare ka folur edhe për rëndësinë e integrimin të vendit tonë në Bashkimin europian, proces të cilin ai e sheh si nxitje për të zhvilluar ekonominë tonë, për të tranfromuar atë dhe për të modernizuar mënyrën se si punojnë insitucionet tona. Për Bushatin Shqipëria është gati për tiu bashkuar familjes europiane dhe rruga e vetme është implementimi i refomës në drejtësi, veçanërisht vettingu, apo rivlerisimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim edhe hapjen shpejt të procesit të negociatave.
KOHA JONË SONDAZH

