Bushati: Rritja ekonomike s’mund të arrihet pa drejtësi
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë takimit ministerial të BE-së në Bratislavë është ndalur edhe tek Reforma në Drejtësi.
“Rritja ekonomike dhe siguria nuk mund të arrihen pa drejtësi. Shqipëria ka miratuar një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë që shpresojmë se do të shënojë një hap të ri përpara në procesin tonë të pranimit në BE, dhe do të shërbejë si model për vendet e tjera aspirante”.– ka deklaruar ministri i Jashtëm shqiptar.
Kryediplomati shqiptar ka theksuar se “Cilësia e zbatimit të reformës në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm brenda vendit për edhe për ndikimin e saj në sundimin e së drejtës në ekonomi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit”.
Në këtë takim ishin të ftuar edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate.
Ndër temat e tjera të diskutimit ishin Turqia, kriza në Ukrainë dhe Strategjia Globale e BE-së, bisedimet me vendet kandidate, si dhe lufta kundër terrorizmit e radikalizmit.
KOHA JONË SONDAZH

