Bushati-Steinmeier: Mbështetje e Gjermanisë në procesin e integrimit

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Berlin, ku u prit në takim nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme te Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Mbështetja e Republikës Federale Gjermane për procesin e reformave dhe për rrugëtimin tonë evropian, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, interesi i veçantë dhe kontributi i Gjermanisë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, Procesi i Berlinit, dhe koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë, ishin çështjet kryesore që u trajtuan në takim.

Kjo vizitë, në vijim edhe të vizitave të tjera është një shprehje e marrëdhënieve shumë të mira dhe dinamike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane. Realizimi i saj vjen në një moment shumë të rëndësishëm në vijim të publikimit të raportit të Komisionit Evropian si dhe përpara vendimit të Këshillit të BE lidhur me rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë kuadër Ministri Bushati shprehu vlerësimin për vëmendjen dhe mbështetjen e treguar nga Gjermania për integrimin e Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ai shprehu mirënjohjen për vullnetin dhe gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar të luajë këtë rol, veçanërisht sot kur BE po përballet me sfida të vështira të pazakonta dhe duke shprehur rendesine e vijimit te agjendës së zgjerimit si një element thelbesor për rajonin tonë por edhe për vetë BE-në: “Krahas krizave me të cilat i është dashur të përballet gjatë viteve të fundit, Europa gjendet sot në një periudhë hezitimi, dyshimi dhe pasigurie. Cka ndihet edhe më tepër në Europën Jug-Lindore. Për Shqipërinë, vëmëndja dhe lidershipi i Gjermanisë në këto kohë të turbullta, përbën faktor sigurie dhe qëndrueshmërie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Ministri Bushati u ndal në vendosmerine dhe hapat konkrete që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të arrirë një progres të vazhdueshëm në procesin e integrimit duke u ndalur veçanërisht në nevojën për zbatimin e ligjit të Vetting-ut dhe për të vijuar me vendosmëri në çeljen e bisedimeve per anetaresim.

Ministri Steinmeir vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për reformat shtet konsoliduese duke e cilësuar zbatimin e plote te reformës në drejtësi si një gur themel për rrugëtimin Evropian. Duke u ndalur ne miratimin e reformes ne drejtesi dhe rolin e Shqiperise ne rajon Ministri Steinmeier u shpreh se: “Miratimi i reformes eshte shprehje e nje zhvillimi dhe e nje konsolidimi te brendshem politik dhe kjo cone ne konstatimin se Shqiperia, cka nuk pritej nga shume persona ne Gjermani, eshte shnderruar ne nje spirance stabiliteti ne vitet e fundit ne Ballkanin Perendimor dhe eshte nje partner i ngushte jo vetem i te gjithe europianeve se bashku por edhe per Gjermanine”.

Dy Ministrat evidentuan impaktin pozitiv të Procesit të Berlinit, i cili ka jetësuar një bashkëpunim të përfocuar mes vendeve te rajonit.

Ne kuader te vizitës ne Gjermani Ministri Bushati do te zhvilloje takime ne Kancelari dhe do te kete nje seance degjimore në Bundestag me Komisionin për Çështjet Evropiane. Ne fokus te ketyre takimeve do te jene zhvillimet me te fundit ne rajon, bashkepunimi dypalesh dhe agjenda integruese e vendit.

Fjala e Frank-Walter Steinmeier

Pershendetje te gjitheve!

I dashur Ditmir,

Diskutuam mbi shume ceshtje dhe duke u nisur nga cfare ka ndodhur, lajmet qe kane ardhur ne muajt dhe javet e fundit nga Shqiperia me gezojne shume e me shume. Dhe mua me kujtohet kur jemi pare heren e fundit Shqiperia ishte ne nje krize te rende te politikes se brendshme. Nje situate e cila lidhej edhe me procesin e perafrimit ne europe. Kur isha une ne Tirane, me kujtohet se ishte e paqarte sesi do te formulohej kjo refome ne fushen e drejtesise, sepse distanca midis pozites dhe opozites ishte shume e madhe. Por jo vetem ne, edhe Komisioni ishte i angazhuar me bisedimet me Shqiperine, por ne fund keto perpjekje u perkthyen ne reformen ne drejtesi.

Kjo eshte shprehje e nje zhvillimi dhe e nje konsolidimi te brendshem politik dhe kjo cone ne konstatomin qe une e thash edhe ne bisedime se Shqiperia cka nuk pritej edhe nga shume ne Gjermani, eshte shnderruar ne nje spirance stabiliteti ne viete e fundit ne Ballkanin Perendimor dhe eshte nje partner i ngushte jo vetem i te gjithe europianeve se bashku por edhe per Gjermanine.

Gezohem qe reforma ne drejtesi u miratua, dhe une dua t’ju pohoj se ne do te vijojme mbeshtetjen me mundesite tona nese ato deshirohen per refomra te metejshme. Jam optimist dhe e Inkurajojme Shqiperine qe te vazhdoj ne rrugen e nisur te integrimit europian.

Ne kemi folur per procesin e integrimit europian per marredheniet bilaterale, midis Shiperise dhe Gjermanise, por edhe per situaten ne vendet fqinje Serbi, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnje dhe kemi prekur vecanerisht Kosoven.

I dashur Ditmir, ti me je bere edhe personalisht vitet e fundit nje keshilltar i rendesishem dhe ke njohuri te thella ne situata e brendshme te shteteve te Ballkanit Perendimor.

Prandaj gezohem qe ti je sot ketu dhe gezohem qe do te shihemi se serish ne 8 dhjetor ne takimin e Keshillit te Ministrave te Jashtem te OSBE-se ne Hamburg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?