FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buxheti 2017/ Debate mes Nikollës e deputetëve të PD

Deputetët e PD janë përballur me një diskutim mjaft të fortë sot me ministren Nikolla, lidhur me buxhetin për 2017. Ka qënë deputeti Ridvan Bode i cili ka vënë në dukje se janë rritur ndjeshëm çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore, ndërsa kanë ardhur në ulje shpenzimet buxhetore në këtë sektor.

Nga ana tjetër, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se për herë të parë në 25 vite, buxheti mbulon vetëm për 9 muaj pagat e pedagogëve duke ua lënë vetë universiteteve sigurimin e 3 muajve të tjerë.

Në kundërpërgjigje, vetë ministrja Nikolla tha se standartet aktuale të arsimit janë certifikuar nga institucione ndërkombëtare, të cilat kanë konstatuar përmirësim të këtij sektori në çdo drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo raportoi në Komision se buxheti i Ministrisë për vitin 2017 është 52 milionë dollarë dhe në të është parashikuar rritja e pagave për mësuesit si dhe reformat në arsimin e mesëm e universitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?