”Buxheti i 2025 është më i dobëti në histori”, Tabaku: Rrezikohet rritja e pagave

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se buxheti për vitin 2025 nga qeveria ”Rama 3” është buxheti më i dobët.

”Unë kam parë shumë buxhete në këto 12 vite, ashtu sikurse shumë kontrata koncensionare, por buxhet më të dobët dhe që nuk mendon për asnjë nga shqetësimet që kanë qytetarët nuk kam parë ndonjëherë.

Unë kam shqetësim për buxhetin pasi nuk tregon se kush janë prioritetet dhe se cilët sektorë do të mbështesë buxheti.

Si do të fuqizohet biznesi që të sjellë rritje pagash, nga ana tjetër nga pikëpamja e shpenzimeve për buxhetin prap nuk kemi mbështetje për pensionistët, nuk ka asnjë rritje për shtresat e ndryshme sociale’‘,-tha Tabaku.

SHKARKO APP