Bylykbashi: Dako dhe LSI, pazar për buxhetin e Durrësit
Kreu i komanduar në degën e PD Durrës, Oerd Bylykbashi shprehet se buxheti i miratuar sot në këshillin e qytetit bregdetar erdhi si rrjedhojë e pazareve të kryebashkiakut Vangjush Dako me këshilltarët e LSI.
Sipas tij, ky buxhet nuk është për qytetarët, por për interesat e pushtetarëve.
“Dako dhe LSI miratuan sot buxhetin e pazareve. Keshilltaret e PD kerkuan buxhetin e qytetareve.
Jo buxhet per beton e fasada, per tendera korruptiv per te financuar klientet dhe partneret ne krim. Buxhet per te pastrehet qe te mos vdesin te ngrire ne rruge. Buxhet per kanalizime qe te mos permbyten qytetaret e tu shkaterrohen banesat dhe bizneset me vetem 30 minuta shi. Buxhet per te zgjidhur problemin e plehrave qe digjen dhe helmojne ajrin e Durresit. Buxhet qe ve ne pah arkeologjine dhe jo qe e varros nen beton si muri antik tek Vela apo Sfinksi.
Turp per pazarxhinjte! Pazar per pazar, ta kishin mbyllur ne dhjetor kur bene sikur votuan kunder.
O durrsake, ky nuk eshte buxheti juaj, eshte i tyre. Eshte buxheti i arroganteve!” shprehet Bylykbashi
Buxheti i Durrësit u miratua sot pas ribashkimit të LSI me PS. Disa ditë më parë, buxheti nuk kaloi pasi LSI votoi kundër dhe sipas këshilltarëve të djathtë dhe kreut të degës së PD në Durrës, buxheti u miratua pas pazareve sepse nuk ndryshon nga ai që u rrëzua.
KOHA JONË SONDAZH

