Bylykbashi dhe Vasili takim me Bashën, ja çfarë po ndodh në selinë blu

Këtë të hënë rinis punën Këshilli politik dhe dy negociatorët e opozitës politike, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pritet të takohen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu.

PD dhe LSI do të rikthehen në tryezën e dialogu politik me një kusht mos-prekjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë sa i takon hapjes së listave opozitaret janë të gatshëm për arritjen e një dakortësie me mazhorancës parlamentare.

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik pasditen e sotme në ora 18:00 me qëllim reflektimi e ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor.

SHKARKO APP