Bylykbashi: PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në postim në rrjetin social facebook ironizon duke thënë se Rexhep Rrahja duhet të jetë zëdhënësi i PS për zgjedhjet.

“PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. Arsyeja është shumë e thjeshtë: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjës kërcënon opozitën: do ta shihni në zgjedhje”. shkruan më tej Bylykbashi.

Postimi i Oerd Bylykbashit

Rexhep Rrahja – zëdhënësi i PS për zgjedhjet

PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njeanshme për Kodin zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajzë të pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjës kërcënon opozitën: do ta shihni në zgjedhje.

Zëdhënës dhe provë me të mirë të paktit të PS me krimin ‎për të dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma që propozon PS!

SHKARKO APP