Bylykbashi: PS refuzon miratimin e draftit, në pikëpyetje seanca plenare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi finalizimin e draftit hibrid të reformës në drejtësi, duke ju drejtuar përmes një kërkese Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste që të mbledhin grupin negociator, për t’i dhënë fund firmosjes së marrëveshjes së reformës. z.Meta kërkoi mbledhjen e grupit për të mos e lënë firmosjen e marrëveshjes në minutën e fundit. Në mbledhjen ku të pranishëm ishin vetëm anëtarë nga PD-ja dhe LSI-ja. Në seancë munguan deputetët e Partisë Socialiste.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se, votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP. “Kjo formulë ka qenë nga fillimi deri në fund elementi kyç. Në mbledhjet negociuese unë kam deklaruar se formula për zgjedhjen e këtyre anëtarëve do të jetë e njëjtë si për vetingun. Përfaqësuesi i PS ka thënë se ndarja e anëtarëve do të jetë 3 me 2. E konfirmoj se kjo ka qenë përgjatë gjithë negociatës së të hënës dhe është dhënë kjo përgjigje: formula për vetingun do të jetë e njëjta për këto organe”, ka deklaruar Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi, u shpreh më tej se mos ardhja e deputetëve të majtë për miratimin e draftit përfundimtar e bën të pamundur zhvillimin e seancës gjatë ditës së nesërme. Më tej nënkryetari i komisionit të posaçëm ka deklaruar se: “Jemi mbledhur këtu që në orën 20:30 dhe për fat të keq ka më shumë se dy orë që përfaqësuesit socialistë refuzojnë të mblidhen në komisionin e reformës në drejtësi për të bërë këto ndryshime që janë absolutisht të domosdoshme. Mbledhja e këtij komisioni dhe miratimi i ndryshimeve që u ranë sot dakord dhe u përshëndetën nga palët, është esencial dhe e domosdoshme që ato ndryshime, pra propozimi i zonjës Nuland të shkojë në Parlament nesër për miratimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej përfaqësuesi i PD-së, deklaroi se mos kryerja e seancës e bën të pamundur votimin në seancë plenare. Bylykbashi nënvizoi se: “Parlamenti të ketë mundësi të votojë propozimin e dakordësuar dhe të mbështetur nga zonja Nuland dhe komisionari Hahn. Pra, mungesa e anëtarëve socialistë vë në rrezik mbledhjen e komisionit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ndërsa për institucionet e reja, Bylykbashi deklaroi se: “I vetmi element themelor që është i padiskutueshëm është që zgjidhja për formulën e zgjedhjes së katër organeve të parashikuara nga neni 88, pra Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe Komisionit të Vetingut, do të jetë një e vetme. Një zgjidhje kërkon që Komisioni i Venecias dhe për rrjedhojë ky ka qenë nga fillimi deri në fund elementi përçues në këtë negociatë. Ju informoj, përtej çdo lloj keqinformimi të bërë sot nga qeveria se në mbledhjen negociuese të ditës së hënë mes ekspertëve të PD-së, PS-së, LSI-së dhe ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS, me kërkesë të ministrit Manjani në lidhje me formulën që do të zbatohet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, unë kam deklaruar përpara të gjithë anëtarëve që formula do të jetë e njëjtë si ajo për Vettingut”,- deklaroi Oerd Bylykbashi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?