Bylykbashi: Pse vendosëm që të dilnim me dy lista të ndara, Rama e mbyll në 25 prill historinë me shqiptarët
Aëtari i Kryesisë së PD-së, Oerd Bylykbashi tregoi detaje nga marrëveshja e bërë sot me LSI-në.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’ Bylykbashi tha se kampi opozitar i a bërë llogaritë se si do të jetë situata në qarqe në 25 prill, ndërsa u shpreh optimist për fitore përballë kryeministrit Edi Rama. Demokrati tha se Rama e mbyll në 25 prill historinë me shqiptarët. Mes të tjerash Bylykbashi sqaroi se koalicioni opozitar del me dy lista (LSI listë me vete) për arsyen e vetme të maksimizimit të votave. Sipas Bylykbashit, pas 25 prillit, Basha do të jetë kryeministri i ri.
PJESË NGA INTERVISTA
Ai u arrit marrëveshja?
nuk ishte gjë që nuk pritej. Në prill të 2019-ës është një marrëveshje për opozitën e bashkuar. PD përballë kësaj aleance, ku ishte dhe LSI dhe parti të tjera, u bashkuan në atë që ishte fronti për të përmbysur Edi Ramën. Më pas ju e dini se Edi Rama duke e kuptuar që ishte vetëm, maksimumi ka partinë e Tom Doshit, ai e kuptoi që do e kishte të pamundur që të bënte lëvizjen e njëanshme të kushtetutës. Të gjithë këtë ai e bëri në idenë e tij të pamundur marrëveshjen. Kjo është përgjigje e teknikaliteteve dhe taktika të opozitës se si do të dalë në zgjedhje, pasi me dy lista maskimizohen votat. Koalicioni që ishte më parë të njëjtën gjë bënte. Ne i kemi bërë llogaritë se si është situata në qarqe dhe kjo na jep ne një fitore të qartë mbi Edi Ramën. Edi Rama e mbyll në 25 prill historinë me shqiptarët. Janë dy palë lista që do të mbledhin votat, dhe një pjesë e tyre do të jenë preferenciale. Ne këtë betejë shqiptarët do e kenë të thjesht se kë duhet të votojnë. PS përpiqet që mos të jenë emrat në fletën e votimit. Do që t’i fsheh pas numrave, por zgjedhësit votojnë për emra.
Në koalicion janë aleatët historik të PD….
Koalicioni është mekanizëm politik së pari dhe më pas teknik-juridik për të garuar në zgjedhje. Ky koalicion me këtë marrëveshje i thotë Edi Ramës që; “Jemi të gjithë bashkë”. Ky koalicion do të ketë numrin më të madh të mandateve, që do ta bëjë Bashën kryeministër. Ky koalicion ka të drejtë që të qeverisë. Njerëzit kanë 8 vite që kanë ngelur këtu, janë bllokuar. Ne kësaj nuk i mbledhin vetëm votën negative, por i shkojmë me program. Ne po bëjmë përpjekjet që numërimi të jetë sa i thjeshtë. Nëse vullneti i maxhorancës nuk është që të prishë procesin, rezultatet e zgjedhjeve nuk do të vonojnë.
Në fushatë elektorale si do të veprohet? A ka zona që do të keni kandidatë të përbashkët me LSI?
këto ditë është dhe finalizimi i listave. Koalicioni ka dhe optimizmin e listave sipas qarqeve. LSI ka listën e saj. Madje dhe partitë që janë pjesë e koalicionit me partinë tonë kanë program. Ne harmonizojmë fushatën, PD ka elektoralit e saj dhe LSI po ashtu. Por të gjitha këto shkojnë në të njëjtin rezultat.
Si i keni marrëdhëniet me Bamir Topin? Pse dha dorëheqje nga partia Topi?
Nuk mund të bëjë analizën brenda asaj partie. Me FRD-në u nënshkrua një marrëveshje me PD. Ne duhet të ikim nga identifikimi i partive me emra të përveçëm. Partitë duhet të ndryshojnë dhe nuk janë histori emrash individual politik. FRD ka vendosur që jo vetëm të kapërcejë hendekun, por dhe me një vokacion politik në spektrin e djathtë dhe të qendrës, të jetë pjesë e një thirrje që bëri opozita. Bashkojmë forcat tona për të rrëzuar Ramën. Ajo marrëveshje atë ditë u bë me FRD-në. Ne kemi arritur deri aty sa kemi firmosur një marrëveshje me të. Flet vetë nënshkrimi i marrëveshjes. Vendimi i Topit për të dhënë dorëheqje, është veprim sovran i tij.
Ju prezantuat të dielën programin për pronat. Si do veproni?
Siç e tha dhe zoti Basha, ai kërkoi ndjesë për këtë çështje në emër të PD. Nuk duhet të ekzistojë më termi ish-pronar. Ne i kemi lënë këta njerëz në një 30-vjeçar që enden për një të drejtë. Në raport me pronarët, gjykoj se ka 3 momente. Duhet të jemi të drejtë që të veprojmë pa hezitim që t’u jepet e drejta. Ky ligj nuk është për pronarët, është kundër tyre. Më pas janë bërë ligje të tjera në favor të të tjerëve. Pronat që nuk i kthehen pronarëve në bregdet kryesisht, iu jepet oligarkëve.
Lexoni edhe….
- Firmoset koalicioni më i madh në historinë e 30 viteve, PD dhe LSI
- Lulzim Basha: Koha të bashkohemi! Rrugëtimi për të ndryshuar Shqipërinë nis sot
- Fjalimi i plotë/Monika Kryemadhi: Referendumi i 25 prillit mision kombëtar
- Fjalimi i plotë, Basha: Shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, fshat më fshat, qytet më qytet për fitoren e 25 prillit
- Dy koalicionet PD-LSI janë gjithëpërfaqësuese e gjithëpërfshirëse
- Marrëveshja e koalicionit me PD, Kryemadhi: Bashkojmë forcat kundër dështimeve të Ramës
- Koalicioni PD-LSI, Brisida Shehaj: Tani të gjithë së bashku për referendumin e 25 prillit