FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

 Bylykbashi Ramës: Votimi elektronik edhe në xhungël. Çliro votën ose largohu!

Bashkryetari demokrat i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi i bën thirrje Partisë Socialiste që të heqë dorë nga bllokimi i votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat thekson se për ata që thonë se votimi elektronik është i vështirë për zgjedhësit, në Brazil votojnë 100% elektronikisht.

“Edhe në xhunglat e Amazonës, indigjenet votojnë elektronikisht”- thekson Bylykbashi në komentin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Komenti i plotë 

A do t’ia besosh voten tende 40.000 komisionereve partiake apo makinave elektronike?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot askush nuk beson me tek 40.000 komisioneret militante!

Pse duhet qe kjo ushtri militantesh te kontrolloje voten tende ose te vendose qe te mbushe kutite?

Per ata qe thone se votimi elektronik eshte i veshtire per zgjedhesit, ne Brazil votojne 100% elektronikisht.

Edhe ne xhunglat e Amazones, indigjenet votojne elektronikisht.

Ju siguroj qe votuesit tane ne fshatrat me te larget jane me te shkolluar se ne mes te Amazones. #ÇliroVotenOseLargohu!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?