Ca llafe për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave!
Çështja është nën hëtim dhë unë nuk e kam zakon të komëntoj një çështje me të cilën merren prokurorët.
Ka një tjetër gjë më të cilën duhet të them mendimin tim dhe që lidhet me “racën” tonë, pra më gazetarët!
Të marrësh një njoftim publik, zyrtar, të prokurorisë dhe të tjeresh “blla-blla” pa asnjë hetim, investigim, pra të akuzosh ashtu si prokurori i paaftë, një person se ka “vjedhur” etj etj, nuk i bën nder aspak detyrës fisnike dhe të nderuar të gazetarit të ndershëm!
Të “përdoresh” nga “bosi jot” për të hedhur shashka, por ashtu e fyen profesionin.
Të bësh “opinionistin”, kur je thjesht gazetar kronike dhe ku ke në dorë të gjesh e të mbledhësh fakte, por nuk e bën, ndërkohë merr të gatshëm se çfarë të jep prokurori, përsëri e fyen profesionin dhe detyrën!
Më ka rastisur të jem ditët e fundit në disa studio, ku përballë kam pasur gazetarë që bëjnë “prokurorin” apo edhe më të keqen “gjyqtarin”(!), por jo detyrën si gazetarë, pra mbledhjen e servirjen e faktëve të verteta, të hulumtuara, të përballura në dy apo tre burime.
Llafazanët nuk mund të quhen gazetarë! Pyetja në rastin konkret është: A ka “vjedhur” Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave?
Si mund ta thotë përgjigjen e kësaj pyetje një gazetar pa informacione, pa investigime?
A e di kush procedurën e miratimit dhe të firmosjes se një akti zyrtar, administrativ, qoftë i MF apo i çdo ministrie tjetër?
A është korrupsion shperdorimi i detyrës, kur kjo nuk është provuar në asnjë shkallë gjykimi?
Nëse duhet të hetohet, mund të shihen së çfarë dokumentacioni ka në dosje, sepse një vendim që ekzekutohet ka shumë akte në brendësi të tij.
Fjala vjen, duke filluar edhe nga “kembëngulja” e një nëpunëse, që ka mbushur moshën e pensionit dhe lajmërimi për daljën në pension që e ka bërë nervoze, deri në publikimin e “memos” së saj! “Memo”-t janë akte për përdorim të brendshëm të institucionit dhe ato nuk publikohen, veçse me urdhër të gjykatës, kur një çeshtje në hetim e ka të nevojshëm informacionin. Unë këtë di se jam gazetar i vjetër, sidomos në fushën ekonomisë. Të tjerë që mund të dinë me shumë, ta thonë!
Por kur firmos për të ekzekutuar “shpenzime për ekzekutim të detyrimëve kontraktuale të papaguara”, nuk “vjedh” DOT!
Sepse sekretari i përgjithshëm në çdo ministri, duke qenë nëpunës civil, ka detyrimin ligjor të urdherojë Thesarin për pagesën e radhës.
E dini? Në një ditë mund të ketë deri në 10 mijë pagesa!
Hapeni faqen e thesarit në MFW! Është publike. Dhe shikoni se sa transaksione kryhen! (shih pagesa të kryera vetëm në një datë 30 dhjetor 2022 – https://financa.gov.al/pagësat-ë-kryëra-2022/!)
Po ku “vodhi”sekretari i përgjithshëm?!
Firmosi që paratë nga thesari të shkojnë në bankën tregtare.
Si i “vodhi”! Vetëm letra ka në dorë një nëpunës, nuk ka kartmonedha.
Doni të dini se çfarë ka ndodhur në rastin I. Thana?
Shumë e thjeshtë, kolegë gazetarë.
Verifikoni këto dokumente:
Ministria e Financave
Ekzekutim Vendimi nr.16 dt 14.7.2000 i Gjykatës së Apelit të Tiranës,
Vendimi nr 5610 dt 1.6.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
Urdhri Nr.224,dt.29.09.22, me nr.14228/10 prot,
Memo me nr 16935 dt 14.9.22,
Memo nr 14228/6dt 06.9.22,
Memo me nr 11813 dt 21.6.22,
Memo nr 5231 dt 22.4.21.
Pasi ta keni bërë këtë, keni çfarë fakte të sillni! Sepse për opinione, mund të thoni ç’të doni! Sidomos ju të kronikës, që mbyteni në një gotë ujë, të dhenë nga ndonjë prokuror apo OPGJ! Sigurisht, të paaftë!
Respektojeni profesionin dhe misionin tuaj, kolegë dhe mos u përdorni!