Caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë në Apel ankimimin e Ahmetajt për vilat e ish-gruas dhe partneres së tij

Dhimitër Lara është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e SPAK në banesat e ish-gruas dhe partneres së tij.

Gjyqtari Lara, i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?