CDU e Merkelit: Të përmbushen kriteret për gjyqësorin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Lidhur me deklaratën e ministrave të jashtëm të BE-së për negociatat me Shqipërinë ka reaguar  edhe grupimi më i madh politik në Gjermani CDU-CSU.

Në deklaratën e tij grupimi politik që drejtohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, shprehet se Gjermania ka theksuar në mënyrë të përsëritur se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim.

CDU-CSU  ka përcaktuar një listë me priroritete të qarta. Kërkesa kryesore sipas tyre lidhet me zbatimin e plotë të reformës në drejtësi të miratuar tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet  t’i nënshtrohen një procedure verifkimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqetësim për grupin paramentar CDU-CSU është një përparim i ngadalshëm në drejtim të reformës në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës.

Para se BE  të hapë negociatat me Shqipërinë prodhimi i drogës dhe trafikut të saj duhet të frenohet në mënyrë të menjehershme.

“I rëndësishëm është sundimi i ligjit dhe funksionimi i mirë i parlamentit, qeverisë dhe administratës publike. Gjyqësori të jetë i pavarur nga ndikimet politike. Në listën e prioriteteve është reforma zgjedhore, depolitizimi i administratës, të drejtat e pronësisë dhe respektimi i te drejtave te njeriut” thuhet në deklaratën e djeshme të grupimit CDU-CSU në Gjermani.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë sot dakort me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?