CDU e Merkelit kundër hapjes së negociatave: Shqipëria 7 kushte për të plotësuar

Krichbaum është kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet e EU-së pranë Bundestag-ut Gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

gunther-krichbaum

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky komision është përgjegjës për çështjet themelore të integrimit evropian, temat institucionale dhe çështjet e zgjerimit si dhe zotëron kompetenca të veçanta për këto.

Burime për BalkanWeb bënë të ditur se në takimin me shtypin, se Krichbaum do të japë një mesazh shumë të fortë në emër të grupit parlamentar tëe CDU/CSU të Angela Merkel në lidhje me pritshmëritë që duhet të përmbushë Shqipëria pikërisht 4 ditë përpara vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Berlin.

Krichbaum do të flasë për 7 kushte të cilat Shqipëria nuk i ka përmbushur për çeljen e negociatave për anëtarësimin e saj në BE, çka mund të sjellë votë kundër të Gjermanisë për hapjen e negeciatave që pritet të hapeshin në dhjetor.

Bëhet fjalë për 7 pritshmëri që ka grupi parlamentar i CDU/CSU, ndaj Shqipërisë, të cilat do të mundësonin çeljen e negociatave dhe që nuk janë përmbushur.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?